“Nuk e njohim Kosovën”, deputeti ukrainas kundër deklaratës së Zelenskyt: Gabim diplomatik

“Nuk e njohim Kosovën”, deputeti ukrainas kundër deklaratës së Zelenskyt: Gabim diplomatik

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar qëndrimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, lidhur me Kosovën, duke e cilësuar atë si një “gabim diplomatik”. Goncharenko, i cili është një nga mbështetësit më të zëshëm të njohjes së Kosovës në Ukrainë dhe iniciues i projektligjit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në Parlamentin ukrainas, reagoi pas deklaratave të bëra gjatë vizitës së Zelenskyt në Beograd. Gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pala ukrainase rikonfirmoi qëndrimin aktual të Kievit për çështjen e Kosovës. Pas këtyre deklaratave, Goncharenko reagoi në rrjetin social “X”, ku publikoi deklaratën e Zelenskyt, ndërsa në postim përfshiu edhe një fotografi që lidhet me heqjen e sloganit “Free Ukraine” nga Hotel Grand në Prishtinë. “Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e...