Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas i “gjunjëzuar” nga fatkeqësia familjare

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas i “gjunjëzuar” nga fatkeqësia familjare

Momente të vështira për një prej lojtarëve më të mirë të historisë. Lionel Messi përcolli për në banesën e fundit babain e tij, Jorge Messi, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, në moshën 68-vjeçare. Messi udhëtoi nga Florida, ku jeton bashkë me familjen për shkak se është pjesë e Inter Miamit, për të shkuar në Rosario, në vendlindje. Ceremonia ishte tejet private dhe ylli i futbollit argjentinas shoqërohej nga familjarët e tij dhe miq të ngushtë. Fotoreporterët dhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve siguruan pak pamje nga larg të një Lionel Messit të dëshpëruar në ceremoninë e përcjelljes së babait të tij për në banesën e fundit. Lionel Messi y su familia participaron en un funeral privado en Rosario,...