Maresca flet qartë për Rodrin: Në fundjavë do të bashkohet me ne në Manchester
10 Gusht 2026 11:49 Alfred Lleshi E ardhmja e Rodrit vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore të merkatos. Mesfushori spanjoll dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje dhe transferimi i mundshëm i tij te katalanasit ka shkaktuar shumë diskutime ditët e fundit. Pas miqësores kundër Atlético Madridit, trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, u pyet për situatën e lojtarit dhe dha një përgjigje të qartë për hapin e tij të ardhshëm. “Për momentin, të premten do të jetë në Manchester”, – deklaroi trajneri italian pas fitores 3-1 të City ndaj Atleticos. Në këtë mënyrë, Maresca konfirmoi se Rodri do të rikthehet te Manchester City pas përfundimit të pushimeve dhe se, të paktën tani për tani, destinacioni i tij i ardhshëm është rikthimi në Angli. Deklarata e...
Burimi:
telesport.al