Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shpërfillë gjuhën shqipe, prej një viti asnjë procesverbal në shqip
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mos publikojë në gjuhën shqipe procesverbalet e mbledhjeve të saj, edhe pse kanë kaluar gati 11 muaj nga përkthimi i fundit. Sipas një verifikimi të Portalb.mk, procesverbali i fundit i publikuar në shqip mban datën 19 shtator 2025. Që prej asaj kohe, në faqen zyrtare nuk figurojnë 83 procesverbale në gjuhën shqipe. Qeveria aktuale ka zhvilluar deri tani 193 mbledhje. Mungesë dokumentesh ka edhe në versionin maqedonisht për 25 mbledhjet e fundit, ku procesverbali më i fundit i publikuar është ai i 5 qershorit. Portalb.mk i kërkoi sqarime Qeverisë për arsyet pse procesverbalet nuk publikohen në shqip dhe pse mungojnë edhe në maqedonisht, por nuk mori përgjigje. Më herët, portali e kishte ngritur të njëjtën çështje edhe me...
Burimi:
sot.com.al