Arrestohet i moshuari në Tiranë, ndezi dy zjarre në dy ditë, dogji sipërfaqe të mëdha toke në Lundër e Shkozë
Dy zjarre që përfshinë zona pyjore në Tiranë dy ditët e fundit, në Lundër dhe në Shkozë, janë të qëllimshme, dhe nga i njëjti person. Nga hetimet e kryera, policia arriti të zbulojë autorin e dyshuar brenda 48 orëve nga ndezja e 2 zjarreve. Sipas bluve të Tiranës, Sami Alliu 70 vjeç dyshohet se më 9 gusht ndezi zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë së Tiranës, ndërsa më herët, më 8 gusht, dogji disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike në fshatin Shkozë. Të dyja këto zjarre, shkaktuan pasoja duke u përhapur në masive pyjore dhe duke angazhuar me dhjetëra forca zjarrfikëse për t’i shuar ato, ndërsa dëmet ishin të mëdha në sipërfaqet e tokave përreth Policia e Shtetit apelon sërish ndaj qytetarëve...
Burimi:
sot.com.al