Sezoni turistik, e hëna nis trafik të rënduar në Lezhë e Shëngjin
Kjo fillim jave ka nisur me trafik të rënduar në Lezhë. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në qarkullim, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos në disa prej akseve kryesore të qytetit. Ngarkesa më e madhe është konstatuar në aksin Milot–Balldren, ndërsa trafik i rënduar është raportuar edhe në rrugën drejt Shëngjinit, një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Problematika nuk është kufizuar vetëm në këto dy akse. Fluks i lartë automjetesh është shfaqur edhe në rrugët e qytetit të Lezhës dhe në zonat periferike, duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe duke zgjatur ndjeshëm kohën e udhëtimit. Situata lidhet me pikun e sezonit turistik, por edhe me kthimin e emigrantëve që kanë...
Burimi:
sot.com.al