“Di Gregorio duhet të reagojë ndaj kritikave. Për Juventusin, edhe të dalë i dyti është disfatë”

“Di Gregorio duhet të reagojë ndaj kritikave. Për Juventusin, edhe të dalë i dyti është disfatë”

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ka folur për objektivat e bardhezinjve dy javë para fillimit të kampionatit. Ai gjithashtu ka mbështetur Di Gregorion, i cili është në qendër të kritikave dhe me shumë gjasa do t’ia lërë vendin një portieri të ri. “Kur Juventusi renditet i dyti, është si humbje. Ne duhet të kërkojmë gjithmonë të fitojmë. Këtë sezon do të kemi tri kompeticione: Kupën e Italisë, ‘Europa League’ dhe kampionatin. Duhet të luftojmë deri në fund në të tria frontet, por është e logjikshme të kuptojmë madhështinë e kësaj skuadre dhe të këtij klubi”. Sipas tij, fitimi i trofeut të dytë europian për nga rëndësia duhet të jetë objektiv: “Liga e Europës duhet të jetë objektivi i...