Më shumë se një trajner, zbulohet sekreti i Barcelona-s në merkato
Hansi Flick duket se ka një rol kyç në merkaton e verës të Barcelona-s, dhe telefonatat e tij personale me objektivat po dëshmojnë faktorin vendimtar në arritjen e marrëveshjeve për klubin katalanas. Duke shkruar në gazetën katalanase “Sport”, nën titullin “Hansi Flick është karta magjike në garë”, German Bona e tha thjesht: “një telefonatë e vetme nga Flick ndryshon gjithçka”. Të marrim për shembull Anthony Gordon. Sulmuesi anglez dukej një hap larg Bayern Munich përpara se Flick të ndërhynte personalisht. Tani e njëjta gjë do të ndodhë me Rodrin, i cili mori gjithashtu një telefonatë nga ana e trajnerit gjerman. Sipas Bona, Flick u tregon lojtarëve saktësisht se çfarë dëshiron prej tyre dhe rolin që do të luajnë në sistemin e tij, dhe e bën...
Burimi:
telesport.al