Rikthehen zjarret në Krastë të Krujës, situata kritike për shkak të depos me lëndë plasëse! Era favorizon flakët, vatër edhe në Abazaj

Rikthehen zjarret në Krastë të Krujës, situata kritike për shkak të depos me lëndë plasëse! Era favorizon flakët, vatër edhe në Abazaj

Rikthehen zjarret në Krujë. Një tjetër vatër e re është shënuar në zonën e Krastës. Këtë herë në pjesën veriore të saj, duke rikthyer shqetësimin për situatën e zjarreve në këtë zonë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë. Situata bëhet më shqetësuese pasi në zonën ku po përparojnë flakët ndodhen depo me lëndë plasëse, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve. Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të penguar afrimin e flakëve pranë depove. Situata vijon të mbetet problematike edhe në lagjen Abazaj në Krujë, ku banorët kanë kërkuar ndihmë...