Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar sot pasdite (10 gusht) situatën e zjarreve në vend, deri në orën 14:00, ku janë raportuar 10 vatra. Pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa katër janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje të tyre janë 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Në Krujë, zjarri në Abaze vijon të jetë aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Krastë, flakët kanë rritur intensitetin dhe janë përhapur në një masiv pyjor. Në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat. Në...