E rëndë në liqenin e Pogradecit, 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë, dy pistat e hetimit

E rëndë në liqenin e Pogradecit, 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë, dy pistat e hetimit

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme (10 gusht) në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga një varkë. Nga informacionet e para mësohet se viktima, me inicialet K.R., ka qenë në varkë së bashku me dy persona të tjerë, përpara se të hidhej në liqen dhe të mbytej. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nëse është një mbytje aksidentale apo një akt flijimi i mundshëm. Pritet që hetimet të përcaktojnë nëse 30-vjeçari ka pësuar edhe ndonjë një problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pas kontaktit me ujin, apo nëse ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.