Pajisja me pasaportë shqiptare e talentëve, Osmani letër Presidentit Begaj

Pajisja me pasaportë shqiptare e talentëve, Osmani letër Presidentit Begaj

Përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Tofik Osmani i është drejtuar publikisht presidentit Bajram Begaj duke e pyetur se pse procedurat bëhen të përshpejtuar për lojtarët e Kosovës, si në rastin e Albion Rrahmanit, por jo për talentet shqiptare… Zoti President i Republikës, Po ju drejtohem publikisht, jo për një favor, por për një përgjigje që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e futbollit shqiptar. FSHF-ja ka dorëzuar dokumentacionin për rreth 10 djem dhe vajza me potencial të madh, të cilët mund të përfaqësojnë Shqipërinë në ekipet kombëtare të moshave. Përgjigjja që marrim është se ka ndryshuar ligji dhe duhet të presim VKM-në. Dua të jem shumë i qartë: ne si FSHF jemi plotësisht pro që lojtarët me origjinë nga Kosova të pajisen me pasaportë shqiptare. Madje...