Rrëfimi i Mourinhos për Abramovich: Në Inter-Chelsea luajta vetëm për hakmarrje kundër tij
José Mourinho, protagonist i një dokumentari të ri të “Netflix” për karrierën e tij, ka rrëfyer një sërë historish nga periudha të ndryshme të karrierës, mes tyre edhe misionin personal për “hakmarrje” ndaj ish-pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, kur Interi i tij u përball me londinezët në Champions League në sezonin 2009-2010, vitin e tripletës historike: “Sinqerisht, në atë ndeshje po luaja kundër Roman. Nuk po luaja kundër Chelsea. Nuk po luaja kundër djemve, po luaja kundër tij. Ajo ndeshje për mua ishte e mrekullueshme. Po luaja kundër një njeriu që më kishte nxjerrë jashtë loje, ishte kënaqësi”. Për dy fitoret e Interit, 2-1 në “San Siro” dhe 0-1 në “Stamford Bridge”, Mourinho shtoi: “U ktheva në shtëpi i lumtur dhe ai ishte i trishtuar,...
Burimi:
telesport.al