Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ku ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dega në Çair ajo e cila ka dënuar ashpër përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemës së UÇK-së dhe simbole të tjera të luftës së shqiptarëve. Sipas BDI, ky akt bëhet akoma edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur, pasi është regjistruar në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli. “Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve. Dje u hoq...
Burimi:
vizionplus.tv