Pse po largohen të rinjtë?

Pse po largohen të rinjtë?

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri është nga Tuzla, tjetri nga Negotini, i treti nga Zagrebi. Ata kanë mbaruar shkolla të mesme dhe universitete të ndryshme, kanë profesione të ndryshme dhe nuk e njohin njëri-tjetrin. Ajo që kanë të përbashkët është se vijnë nga Ballkani. Dhe se jetojnë jashtë vendit ose planifikojnë të largohen. Të tre i thonë DW se nuk e morën vendimin për t’u larguar brenda natës. Edhe pse motivet e tyre për t’u larguar ishin të ndryshme, arsyet janë të njëjta: çrregullimi i sistemit dhe mungesa e organizimit të shoqërisë. “Pse njerëzit largohen nga Kroacia? Asgjë nuk funksionon atje! Transporti publik, kopshtet, nuk ka punë, nuk ka apartamente, gjithçka është e shtrenjtë. Njerëzit duan...