Deputetja e AAK-së hodhi vezë ndaj Kurtit, Haxhiu: Nuk kam problem me aksionet politike të deputetëve!
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, komentoi incidentin në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Nuk kam asnjë problem me aksionet politike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse ajo ka vlerësuar që kjo është forma, atëherë… le të vazhdojë ta bëjë, nuk kam asnjë problem. Këto i vlerëson Gjykata Kushtetuese. E rëndësishme është që të kemi marrëveshje politike për çështjen e presidentit. Mungesa e një marrëveshjeje na çon në zgjedhje të parakohshme. Nuk bën assesi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Haxhiu për Ekonomia Online. Ajo u bëri thirrje partive të vazhdojnë dialogun dhe tha se kushdo që mendon se janë shkelur procedurat kushtetuese mund...
Burimi:
sot.com.al