FOTO/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

FOTO/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Janë zbardhur identitetet e dy personave që humbën jetën tragjikisht pas kontaktit me energjinë elektrike në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Viktimat janë Sokol Preka, 40 vjeç, me detyrë roje në një lokal, dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist pranë nënstacionit elektrik të Komanit. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy personat po punonin për rregullimin e një instalimi të brendshëm elektrik në një biznes privat, në anë të rrugës së Komanit. Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, të dy pësuan dëmtime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve për t’u dhënë ndihmë mjekësore, ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve dhe ndërruan jetë gjatë transportimit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e...