Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, përmes një deklarate me shkrim, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, ka deklaruar se “Ata përpiqen t’i kthejnë dallimet e ndryshme racore, kulturore, sociale, ekonomike, politike dhe gjeografike në pretekste për të krijuar mosmarrëveshje midis popullit mysliman në Iran dhe në çdo vend tjetër islamik”. Sipas tij, fuqitë e jashtme synojnë të përfitojnë nga dobësimi i botës islame. “Nga kjo perspektivë, ata vëzhgojnë fragmentimin e Ummetit Islamik dhe dobësimin e forcave të tij, duke pritur momentin e duhur për të imponuar dominimin e tyre mbi ta”, theksoi Khamenei, duke bërë thirrje që të shmanget çdo veprim që mund të përçajë myslimanët. Khamenei vuri theksin edhe te çështja e Palestinës dhe siguria rajonale, duke ngritur pikëpyetje...