Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Një grup në WhatsApp me 532 anëtarë është përdorur për të organizuar transferime të shumave të mëdha parash cash në vende të ndryshme të botës, duke financuar aktivitete kriminale dhe ekstremizëm, sipas një hetimi të rrjetit investigativ të Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU), ku bën pjesë edhe BBC. Grupi, i quajtur “Traders of Greater Europe”, përmbante më shumë se 82 mijë mesazhe të dërguara nga fundi i shkurtit deri në dhjetor të vitit 2022. Përmes tij organizoheshin transferime parash mbi 5 mijë euro, ndërsa në shumë raste shumat ishin tepër më të mëdha. Pagesat organizoheshin në qytete të ndryshme evropiane dhe në vende të tjera të botës, përfshirë Londrën dhe Birminghamin. Hetimi nisi në Belgjikë si një çështje që lidhej me financimin e terrorizmit. Autoritetet...