VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi është konstatuar duke lëvizur me Jet Ski brenda perimetrit të sigurisë në zonën e përcaktuar për pushuesit në Ksamil. Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Ishujt e Ksamilit”. Sipas policisë, mjeti lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në hapësirën ku pushuesit po laheshin, duke krijuar rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre. Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e Jet Skit. Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi, shtetasi P. A., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj. Policia Kufitare dhe...