Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

Gjatë javës që lamë pas, niveli i ujit ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme. Kuota maksimale e Fierzës shkon në rreth 296 metra, ndërsa mungesa e reshjeve gjatë korrikut dhe gushtit ka reduktuar ndjeshëm prurjet që furnizojnë liqenin. Në verilindje të vendit, gjatë këtyre dy muajve, reshjet kanë qenë thuajse të munguara. Drini i Bardhë, që buron në malet e Pejës, dhe Drini i Zi, që vjen nga zona e Shën Naumit, po mbërrijnë në Kukës me një mesatare prej më pak se 70 metra kub ujë në sekondë. Por diferenca bëhet edhe më e qartë kur këto prurje krahasohen me sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë. Vetëm një prej katër turbinave të Fierzës mund të shkarkojë të paktën...