Arrestohet italiani në Tiranë, vodhi Audin Q5 dhe u përplas me disa makina gjatë arratisjes

Arrestohet italiani në Tiranë, vodhi Audin Q5 dhe u përplas me disa makina gjatë arratisjes

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe ata të Policisë Rrugore, pasi kishte vjedhur një automjet tip Audi Q5. Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore, ku pronari i Audi-t sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur. Shtetasi italian ka hipur në automjet dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje. Gjatë ndjekjes, shtetasi italian ka kryer manovra të gabuara dhe është përplasur me disa makina. Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda. Në fund, shtetasi italian është arrestuar nga policia. Nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.