Shqiptarët dhe të huajt vijojnë të investojnë në banesa, por tregu nuk është më i njëjtë

Shqiptarët dhe të huajt vijojnë të investojnë në banesa, por tregu nuk është më i njëjtë

Ekonomi E Diel, 30 Gusht 2026 08:43 Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të zgjerohet, por ritmi i rritjes së çmimeve duket se po ngadalësohet. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, çmimi mesatar i banesave u rrit me 11.7% krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës dhe me 28% në terma vjetorë. Kjo shënon një ngadalësim të ndjeshëm, pasi në gjashtëmujorin e parë rritja vjetore kishte arritur në 41.7%. Ndryshimi është edhe më i dukshëm në Tiranë, ku çmimet nuk shënuan rritje krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës, ndërsa në bazë vjetore u rritën vetëm 4.4%. Në fillim të vitit, kjo rritje ishte 32.6%. Sipas Bankës së Shqipërisë, zonat bregdetare kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në...