Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës
Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë qeverinë se projekti për shkrirjen e njësive të tyre me Beratin do të sjellë paralizimin dhe shpopullimin e mëtejshëm të tyre. Kristaq Tumani, një ish-mësues në pension nga Dimali, po e kalon këtë verë me shqetësimin se çdo të ndodhë me komunitetin e tij nëse bashkia do të shkrihet me Beratin. “Si çdo qytetar i Dimalit edhe unë e kam përcjellë me shumë shqetësim projektin për shkrirjen e Bashkisë Dimal,” tha Tumani për BIRN. Propozimi i depozituar nga Partia Socialiste në Kuvend në fund të korrikut parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Mes 15 bashkive që propozohen për shkrirje janë edhe Dimali...
Burimi:
gijotina.com