Qindra milionë euro të krimit lëvizën përmes WhatsApp, si funksiononte skema
Bota E Diel, 30 Gusht 2026 09:21 Një grup prej 532 personash në WhatsApp është përdorur për organizimin e transfertave të parave cash në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe qytete britanike. Zbulimi është bërë nga një hetim i rrjetit të gazetarisë investigative të EBU-së, ku bën pjesë edhe BBC. Grupi, i quajtur “Tregtarët e Evropës së Madhe”, kishte shkëmbyer më shumë se 82 mijë mesazhe nga shkurti deri në dhjetor 2022. Në biseda kërkoheshin shuma të mëdha parash dhe përcaktoheshin vendet ku ato duhej të dorëzoheshin. Një prej kërkesave ishte për 60 mijë paund në Londër, ndërsa raste të tjera përfshinin 15,150 paund në Birmingham dhe 200 mijë paund në Liverpool. Transaksionet realizoheshin përmes sistemit hawala, i cili mundëson transferimin e parave përmes...
Burimi:
kohajone.com