“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat
Sikur të mos mjaftonte ritmi i ulët ndër vite i procesit të kthimit apo kompensimit të pronave, së fundmi Agjencia e Trajtimit të Pronës ka hasur vështirësi në komunikimin e vendimeve tek ish-pronarët, për shkak të mosgjetjes së adresave. Mes një njoftimi publik, ATP shpreh shqetësimin se disa nga dosjet kanë dokumentacion të paplotë, duke ftuar aplikantët t’i plotësojnë. Në të njëjtin kuadër, kreu i ATP, Valdrin Pjetri nënvizon rëndësinë e saktësimit të adresave të banimit. “Pasi rezulton se kërkesat e para fillojnë në vitin 1992-93-94 pra, fillimi i viteve ’90, dhe kemi hasur shumë probleme me gjetjen e qytetarëve në adresë. Shumë prej tyre kanë ndërruar banesën dhe nuk kanë reflektuar adresën e banimit pranë ATP. Kjo shërben që gjatë njoftimit tonë për vendimarrjen...
Burimi:
javanews.al