Trafik i rënduar në Lezhë-Milot, pushuesit bllokohen në kthim nga Shëngjini
E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë trafik të rënduar në pikat dalëse të qytetit të Lezhës. Ditën e sotme, aksi rrugor Lezhë-Milot është tejmbushur nga numri i lartë i automjeteve, të cilat po largohen, kryesisht të pushuesve që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Shëngjinit. Ngarkesa e lartë dhe fluksi i automjeteve ka bërë që pushuesit nga Kosova të zgjedhin si rrugë alternative aksin e vjetër Lezhë-Laç. Ajo çfarë e vështirëson më shumë qarkullimin në këtë aks është edhe kryqëzimi i Tales, pikë kyçe dhe ndërlidhëse për hyrje-daljet në këtë zonë bregdetare, ku edhe forcat e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë vazhdimisht.
Burimi:
syri.net