Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç
Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës sot në 30 gusht, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Tërbaç. Flakët nisën në vendin e quajtur “Lugu i Thatë” më 26 gusht dhe u përhapën me shpejtësi në territorin e fshatit Vranisht. Zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha toke të mbjella, si dhe bimësi të egër e pyjore. Përhapja e flakëve rrezikoi zonën dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e prekura. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, policia nisi hetimet për përcaktimin e shkakut dhe identifikimin e personit përgjegjës. Pas veprimeve hetimore dhe administrimit të provave, u identifikua si i dyshuar 25-vjeçari A. B., banues në Tërbaç. Ai u arrestua dhe materialet...
Burimi:
javanews.al