Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur
Dy vëllezër, 32 dhe 28 vjeç, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Korçës pas një konflikti mes katër personash, që la pas dy të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, dy prej personave kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Sherri nuk ka përfunduar vetëm me përplasjen fizike. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë. Pas hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime...
Burimi:
javanews.al