Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

AF Elbasani ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet e publikuara në media pas ndeshjes ndaj KF Vllaznisë, duke i cilësuar kategorikisht të pabazuara akuzat për shkelje të procedurave të organizimit të një ndeshjeje pa praninë e tifozëve, si dhe pretendimet për ushtrim dhune ndaj lojtarëve apo përfaqësuesve të skuadrës shkodrane. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare, klubi elbasanas sqaron se nga ana e stafit të AF Elbasanit apo personave nën përgjegjësinë e klubit nuk është ushtruar asnjë formë dhune. Sipas AF Elbasanit, incidenti i regjistruar pas përfundimit të takimit është një ngjarje që klubi e dënon, ndërsa theksohet se edhe Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur publikisht për episodin në reagimin e saj zyrtar. Klubi nënvizon gjithashtu se organizimi dhe zhvillimi i ndeshjes...