Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për çmimin e karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se përmes taksave po rëndon më tej qytetarët. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se çmimi i naftës në vend është ndër më të lartët në rajon dhe kërkon ndërhyrjen e qeverisë përmes uljes së taksave. Sipas tij, një litër naftë arrin deri në 219 lekë, ndërsa rreth 100 lekë të këtij çmimi përbëhen nga taksa të ndryshme, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe TVSH-në. Reagimi i Bardhit: ALGORITMI I NAFTËS DHE ALGORITMI I EDI RAMËS Edi Rama ka disa algoritme që funksionojnë prej vitesh në qeverisjen e tij. Algoritmi i krimit të organizuar. Algoritmi i pastrimit të parave. Të gjitha bashkë formojnë...
Burimi:
gijotina.com