Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

Edhe këtë verë, Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të preferuara të juglindjes. Mes vizitorëve të shumtë, nuk mungojnë edhe shqiptarët që jetojnë prej vitesh jashtë vendit. Të rikthyer në Shqipëri për pushime, shumë prej tyre zgjedhin qytetin liqenor për atraksionet e rralla si Driloni, klimën e freskët, kulinarinë, mikpritjen, por edhe për çmimet e përballueshme. Për vizitorët besnikë, qetësia dhe freskia e Pogradecit shijohen duke qëndruar me javë dhe jo me ditë. Krahas shqiptarëve që jetojnë jashtë, Pogradeci vijon të tërheqë edhe pushues nga qytete të ndryshme të vendit, veçanërisht ata që kërkojnë një alternativë ndaj temperaturave të larta të bregdetit. Një prej pikave që tërheq më shumë vizitorë është Parku i Drilonit. Peizazhi unik, shëtitjet me varkë dhe prania e shpendëve të ujit...