“Jam këshilltare e Ramës”, si 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti

“Jam këshilltare e Ramës”, si 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ina Cekaj, e cila u arrestua dy ditë më parë nga policia për akuzën e “Mashtrimit financiar më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumentave” për qëllim përfitimi. Rezulton se Ina Cakaj, para disa vitesh ka punuar si gazetare pranë një emisioni televiziv, ku në fokus kishte zbulimin e njerëzve të humbur në Shqipëri. Kërkesa për mbylljen në burg të Ina Cekaj, është bërë nga prokurorja e çështjes, Mirela Kapo, e cila i shpjegoi gjyqtares se e arrestuara kishte ngritur një skemë mashtrimi tek banorët e dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Fushë-Krujë. Sipas akuzës Cakaj mekanizmin e mashtrimit e kishte ngritur duke u prezantuar si këshilltare e kryeministrit Edi Rama...