“I luajti 2 ndeshje radhazi”! Trajneri i Burnley tregon pse e la në tribunë Armando Brojën: Nuk është dëmtuar, ishte vendimi im

“I luajti 2 ndeshje radhazi”! Trajneri i Burnley tregon pse e la në tribunë Armando Brojën: Nuk është dëmtuar, ishte vendimi im

Ashtu siç e kishim raportuar edhe në ditën e djeshme, Armando Broja nuk ka pësuar asnjë dëmtim të ri. Sulmuesi shqiptar është lënë jashtë për ndeshjen e djeshme mes Burnley dhe Norwich. Një ndeshje e humbur nga Burnley, por Broja nuk ishte as në stol, ndodhej në tribunë. E gjitha kjo erdhi për shkak të një vendimi të trajnerit Hayen, që duket se nuk është kënaqur nga dy paraqitjet e Brojës si titullar, në Championship dhe në Kupë. “Broja? Ishte vendimi im, luajti dy ndeshje radhazi. Ka një profil disi të ngjashëm me atë të Zianit [Flemming] dhe ne donim më shumë thellësi në skuadër përmes vrapimeve të Andreasit [Hountondji], por fatkeqësisht, kur je në disavantazh 3-0, situata bëhet e vështirë”, tha trajneri i Burnley....