Aksident tragjik në Vlorë/ Përplaset nga makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 78-vjeçari
Një aksident tragjik rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit. Sipas policisë, 57-vjeçari, shtetasi me iniciale V. Xh., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë pasi, teksa drejtonte automjetin, aksidentoi 78-vjeçarin F. S., i cili lëvizte me biçikletë. I moshuari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë. Njoftimi i policise Vlorë/Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi sot, rreth orës 07:15, në afërsi të...
Burimi:
gijotina.com