Duan ta kthejnë prapë në Championship! Anis Mehmeti nuk i bindet ekipit, kërkon të luftojë në Premier League

Duan ta kthejnë prapë në Championship! Anis Mehmeti nuk i bindet ekipit, kërkon të luftojë në Premier League

Anis Mehmeti është përballur me një situatë shumë të çuditshme. Shumë ishte përfolur për këtë lojtar, për shkak të talentit dhe potencialit të tij, teksa u transferua nga Bristol City te Ipswich. Në fillim shkëlqeu me këtë ekip duke marrë vendin e titullarit, ndërsa Ipsëich do të ngjitej në Premier League. Dhe në momentin që të gjithë prisnim të shihnim Mehmetin, drejtuesit e klubit kërkuan largimin e tij në formën e huazimit. Megjithatë sipas lajmeve të fundit nga mediat britanike, Mehmeti po bën qëndresë të fortë. Birmingham dhe ërexham po tentojnë me të gjitha mënyrat për ta kthyer Anisin në Championship, por vetë lojtari po mbyll cdo mundësi duke i kërkuar klubit që ta lërë në ekip pasi kërkon që të luftojë për një vend...