Braçe kërkon primare në PS për kandidatin e Bashkisë, Manastirliu nis fushatën për Tiranën

Braçe kërkon primare në PS për kandidatin e Bashkisë, Manastirliu nis fushatën për Tiranën

Ogerta Manastirliu ka rinisur angazhimin në terren në Tiranë, duke dhënë një sinjal të qartë se ajo mbetet zgjedhja e Ramës për drejtimin e kryeqytetit. Manastirliu e ka nisur këtë aksion me takime me banorët, ndërsa sot është ndalur në një familje në Tiranë. “Për punët e kryera dhe për disa kërkesa të drejta që i dëgjova, për t’u rikthyer së shpejti me përgjigje”, shkroi ajo. Rikthimi i saj në terren vjen në një kohë kur brenda PS Erjon Braçe ka bërë publike ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar edhe zhvillimin e primareve për përzgjedhjen e kandidatit. Postimi i Manastirliut Me dibranë të Tiranës, që e dinë mirë ç’do të thotë dera e hapur dhe mikpritja. Në familjen Nurçe, për të biseduar...