Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë
Këngëtari i muzikës popullore, Bledar Hoxhaj, ka denoncuar se ka rënë pre e një vjedhjeje në Fier, teksa ndodhej në ceremoninë mortore të kushëririt të tij të parë. Sipas asaj që Hoxhaj ka bërë publike në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur një person është futur në automjetin e tij tip “Audi Q5”, me ngjyrë gri të errët. Këngëtari pretendon se personi ka marrë paratë që ndodheshin në portofolin e lënë brenda automjetit, ndërsa vetë portofolin nuk e ka marrë. Hoxhaj thotë se momenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe personin duke hyrë në automjet. Sipas tij, pas vjedhjes, autori është larguar me një automjet tip “Opel”, me ngjyrë gri të hapur. Përmes postimit, këngëtari u ka...
Burimi:
gijotina.com