Çmime europiane, por paga shqiptare! Paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri
Adam Smith e kishte përmbledhur që në shekullin XVIII një nga mekanizmat më të thjeshtë të tregut: “Çmimi i monopolit është gjithmonë më i larti që mund të merret; çmimi i konkurrencës së lirë, përkundrazi, është më i ulëti që mund të mbahet.” Dy shekuj e gjysmë më vonë, Shqipëria ka një problem që meriton pikërisht këtë pyetje: sa konkurrues është një treg ku ushqimet, në një nga vendet me të ardhurat më të ulëta dhe më bujqësore në Europë, janë bërë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian? Në vitin 2022, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte rreth 85% e mesatares së BE-së. Në vitin 2025, indeksi arriti në 102.9, pra afro 3% mbi mesataren europiane. Brenda tre vjetësh kaluam nga...
Burimi:
gijotina.com