“Jep 2 milionë dhe brenda 24 orësh merr çelësat”/ 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti

“Jep 2 milionë dhe brenda 24 orësh merr çelësat”/ 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti

Pak ditë më parë, Policia e Tiranës arrestoi 45-vjeçaren Ina Cakaj, e dyshuar se u merrte shuma të konsiderueshme parash familjeve të prekura nga tërmeti i vitit 2019, duke u premtuar se do t’i ndihmonte të përfitonin banesa të reja apo dëmshpërblime. Por në fokus të këtij rasti është tashmë edhe një video-regjistrim i siguruar nga JOQ Albania, ku Cakaj shfaqet duke u prezantuar para disa banorëve në Fushë-Krujë si “këshilltare” e një projekti që, sipas saj, ishte ngritur nga kryeministri Edi Rama për familjet që ende prisnin të merrnin çelësat e apartamenteve të premtuara pas tërmetit. Në video, 45-vjeçarja dëgjohet teksa u thotë banorëve se, nëse i jepnin 2 milionë lekë dhe dorëzonin dokumentet që ajo u kërkonte, brenda 24 orëve do të merrnin një...