Rrezikoi pushuesit në det/ Policia bllokon Jet Ski-n dhe vendos gjobën e majme

Rrezikoi pushuesit në det/ Policia bllokon Jet Ski-n dhe vendos gjobën e majme

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500 mijë lekë të rinj, pasi u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve në zonën ‘Ishujt e Ksamilit’. Përmes një njoftimi blutë apelojnë që përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit. Njoftimi i policisë: Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Ishujt e Ksamilit”, shërbimet policore konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.Menjëherë, shërbimet ndërhynë për ndalimin e mjetit lundrues dhe, në përfundim të veprimeve administrative, e bllokuan atë. Drejtuesi i mjetit,...