200 MILIONË LEKË PËR TUBA E VALVULA/ SA KUSHTOJNË REALISHT?

200 MILIONË LEKË PËR TUBA E VALVULA/ SA KUSHTOJNË REALISHT?

Afro 200 milionë lekë është fondi i vendosur për blerjen e materialeve hidraulike nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës. Fondi limit i procedurës është 199,950,333 lekë pa TVSH, ndërsa fitues është shpallur POWER INDUSTRIES me ofertë 192,820,000 lekë. Pra flasim për një kontratë rreth 1.9 milionë euro. Por shifra e madhe nuk na tregon nëse blerja është e shtrenjtë apo e leverdishme. Për ta kuptuar këtë duhet bërë diçka shumë më e thjeshtë: TË HAPIM SHPORTËN. Sa tuba po blihen? Sa valvula? Sa saracineska? Sa rakorderi? Çfarë diametri? Çfarë materiali? Çfarë marke? Çfarë standardi teknik? Dhe mbi të gjitha: SA ËSHTË ÇMIMI PËR COPË? Sepse vetëm atëherë mund ta krahasojmë tenderin me tregun. Nëse një valvul blihet për X lekë nga ujësjellësi, kërkohet çmimi i të...