Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet angazhimi, jo e vërteta

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet angazhimi, jo e vërteta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video të historianit Yuval Noah Harari, i cili flet për mënyrën se si funksionojnë algoritmet e platformave sociale. Sipas Hararit, algoritmet e Facebook, X dhe TikTok nuk janë ndërtuar për të nxjerrë në pah të vërtetën, por për të rritur angazhimin e përdoruesve dhe kohën që ata kalojnë në platforma. “Algoritmit te rrjeteve sociale iu dha si objektiv jo krijimi i besimit apo krijimi i së vërtetës, por krijimi i angazhimit. Objektivi që iu dha algoritmit të Facebook-ut, algoritmit të X-it, Tik-tokut është të rritet ndërveprimi i përdoruesve. Dhe kjo tingëllon bukur. ‘Angazhim’ duket si diçka e mirë, por ajo që do të thotë në të vërtetë është se algoritmet eksperimentuan mbi miliona e miliarda njerëz...