Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i njohur, po lëvizte me varkë bashkë me familjen
Moti i keq që goditi Qipron ditën e djeshme pati një ndikim tragjik në Kepin Greko. Biznesmeni i njohur nga Limasoli dhe ish-piloti i garave rali, Dimis Mavropoulos, u nxor i vdekur nga një varkë që u përplas në shkëmbinj, ndërsa vajza dhe partnerja e tij u dërguan të plagosura në Spitalin e Përgjithshëm të Famagusta. Deti i trazuar ndodhi në zonën detare të Agioi Anargyroi, midis Kepit Greko dhe Konnos. Tre varka u përballën me valët dhe erërat e stuhishme, ku dy prej tyre u rrëmbyen dhe u shkatërruan plotësisht pasi mbetën të bllokuara në shkëmbinj. Në orën 14:30, të së shtunës Qendra e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit aktivizoi Planin Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit “NEARCHOS”. Mjetet ajrore dhe ujore u mobilizuan në operacion, ndërsa një helikopter...
Burimi:
vizionplus.tv