Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

Shumë emigrantë në landin gjerman të Saksoni-Anhaltit po përgatiten të largohen, nga frika e një fitoreje historike të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, në zgjedhjet rajonale të së dielës së ardhshme. AfD-ja, e njohur për qëndrimet kundër emigracionit dhe Islamit, synon të sigurojë për herë të parë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Kandidati i saj për kryeministër të landit, Ulrich Siegmund, ka premtuar nisjen e menjëhershme të një fushate dëbimesh. Ai pretendon se masat do të drejtohen vetëm ndaj personave që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani, por retorika e fushatës ka shtuar frikën dhe pasigurinë mes komuniteteve të huaja. Rreth 150 restorante, kioska dhe berberhane të drejtuara nga emigrantë u mbyllën përkohësisht në Magdeburg, në shenjë proteste kundër klimës në...