Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë se 3 mijë persona raportohen të zhdukur
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 3 mijë persona të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën distriktin Rasuëa, në zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit, të mërkurën e 26 gushtit. Bilanci i viktimave vijon të rritet. Sipas të dhënave të fundit, rreth 750 persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Në përpjekje për të ndihmuar zonat e prekura nga katastrofa natyrore, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një fond prej 3.6 milionë dollarësh në ndihmë të Nepalit. Ndërkohë, sipas CNN, të paktën 90 shtetas amerikanë rezultojnë të zhdukur në Nepal pas përmbytjeve. Situata mbetet kritike edhe për shkak të rrezikut të përmbytjeve të reja. Autoritetet nepaleze kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në gatishmëri...
Burimi:
vizionplus.tv