Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër, një viktimë dhe 5 persona të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë natës në një aktivitet në zonën e Schachen, në qytetin e Aaraut, në veri të Zvicrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit të së dielës, pranë hipodromit të Schachen, ku po zhvillohej një festë. Sipas autoriteteve, në momentin e të shtënave në zonë ndodheshin një numër i madh njerëzish. Policia Kantonale e Aargaut konfirmoi se një person ka vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur. Disa prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për gjetjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar. Motivi dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta. Zona përreth hipodromit,...
Burimi:
vizionplus.tv