‘Fshatrat po zbrazen, të moshuarit punojnë për mbijetesë’, Sula: Kriza sociale më e thellë në vend!
Rënia drastike e popullsisë dhe një boshatisje e heshtur e territoreve, po kthehet në një nga krizat më të thella sociale në vend.Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula shprehet se të dhënat e fundit tregojnë shifra alarmante, ku qarku i Korçës kryeson me rreth 80% të territorit të mbetur bosh, që ndiqen nga Gjirokastra me 77.5%, Vlora me 71.4% dhe Kukësi me 70.7%.Si[as saj, ky fenomen nuk lidhet vetëm me emigrimin masiv drejt vendeve të huaja, por edhe me migrimin e brendshëm, ku zonat rurale po braktisen përfundimisht drejt qendrave kryesore urbane si Tirana dhe Durrësi, të cilat tashmë përqendrojnë pjesën më të madhe të banorëve.Pasojat e kësaj braktisjeje janë të rënda...
Burimi:
syri.net