A do të varroset Ratko Mlladiç me nderime ushtarake në Serbi?
Krimineli i luftës, boshnjako-serbi Ratko Mladiç që ndërroi jetë pritet të varroset në Serbi me nderime ushtarake dhe shtetërore. Ish-komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës do të marrë “të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë”, deklaroi ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujić, për radion K1. Mladiç vdiq të enjten në një spital në Hagë. Atje ai po vuante një dënim me burgim të përjetshëm, të shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-1995. Presidenti Aleksandër Vuçiç ka premtuar mbështetjen e qeverisë Ende nuk është e qartë se kur autoritetet holandeze do ta dorëzojnë trupin e tij. Përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të udhëtojnë drejt Hagës sapo të...
Burimi:
vizionplus.tv