Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës së rezervave të naftës së Venezuelës

Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës së rezervave të naftës së Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të marrin kontrollin e një pjese të madhe të rezervave të naftës së Venezuelës. Sipas zyrtarëve amerikanë, marrëveshja do t’u japë kompanive amerikane akses në rreth 65 miliardë fuçi rezerva nafte në Venezuelë. Kjo do të krijonte atë që autoritetet amerikane e përshkruajnë si portofolin e dytë më të madh të rezervave të naftës në botë, pas gjigantit saudit “Saudi Aramco”. Marrëveshja u bë publike nga presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social. Trump e paraqiti atë si një hap strategjik që, sipas tij, do të forcojë sigurinë energjetike të Shteteve të Bashkuara për dekadat e ardhshme. Sipas presidentit amerikan, marrëveshja është arritur në bashkëpunim me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, si dhe me kompani private....